FFM ndihmon FC Shkupin me ulëse për në tribunën e vjetër në Çair

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka bërë një donacion me 1.000 ulëse të reja për tribunën e vjetër në stadiumin e Çairit. Ky është donacioni i radhës që bëhet nga Shtëpia e Futbollit vendor në drejtim të skuadrës bardheblu, ndërsa përveç ulëseve të reja do të bëhet edhe ndërrimi i ulëseve të vjetra.

Për të njejtën ka njoftuar vet faqja e FC Shkupit, duke falenderuar njëkohësisht FFM-në për ndihmesën që po bën në infraskturën e stadiumit të tyre. Kujtojmë që tribuna e re në Çair është në fazën e fundit të punimeve dhe financohet nga FFM dhe UEFA.

Përveç kësaj, FFM është duke investuar vazhdimisht në të gjitha stadiumet e vendit.

Leave a Reply