ZYRTARE, Suhejl Muharremi i bashkohet Renovës në formë huazimi

Suhejl Muharremi në vazhdim të kampionatit do të luaj me skuadrën e Renovës. Lajmin për “infOSport.mk”, e konfirmoi Drejtori Sportiv i “gjipspunuesve”, Fisnik Nuhiu, i cili beson te kualitetet e sulmuesit shkupjan, i cili njëherit do të jetë alternativë për të lënduarin, Alban Taipi. Talenti shkupjan te Renova do të luaj në formë huazimi deri në muajin qershor.

“Sot arritëm marrëveshje me drejtuesit e FC Shkupit për huazimin e Suhejl Muharremit. Ai te skuadra jonë do të qëndrojë deri në qershor, ndërsa prej nesër do të vihet nën urdhërat e trajneirt Bujar Islami” – tha enkas për “infOSport.mk”, Fisnik Nuhiu, i cili është i kënaqur edhe për faktin se Muharremi është i moshës nën 21-vjeç.

Muharremi është një fëmijë i FC Shkupit, i cili pasi kaloi të gjitha grupmoshat me ekipin e parë të skuadrës nga Çairi debutoi verën e vitit 2018-të.

Kujtojmë se Suhejl Muharemi mban rekordin si golashënuesi më i ri në Maqedoninë e Veriut me 16 vjet e 2 muaj, ndërkohë gjithashtu edhe rekordin si debutuesi më i ri (16 vjeçar) në një ndeshje europiane, kur në vitin 2018 luajti ndaj Gllazgou Renxhersit në kuadër të Liga Europa.

Leave a Reply