ZYRTARE, Junajtedi bën një goditje të madhe në merkato, por njoftimi shumë i “thjeshtë” (VIDEO)

Skuadra e njohur angleze e Mançester Junajted ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit holandez, Doni Van De Bek nga rradhët e Ajaksit.

“Djajtë e Kuq” për shërbimet e Vand De Bek shpenzuan rreth 45 milionë euro, duke bërë një ndër afrimet më të bujshme në këtë merkato.

Mirëpo edhe përkundër këtij mega transferimi, “Djajtë e Kuq” bënë një njoftim shumë të thjeshtë: “Çkemi të gjithëve. Shpresoj të jeni mirë. Thjesht po njoftojmë afrimin e Van De Bekut”, – ishte postimi i klubit anglez në rrjetet sociale.

Ndryshe Van De Bek është një fëmijë i Ajaksit, për të cilën skuadër ka zhvilluar gjithsej 175 ndeshje, duke regjistruar edhe 41 gola dhe 34 asistime, shifra vërtetë këto të kënaqshme për një mesfushorë vetëm 23-vjeçar.

Leave a Reply