Artur për herë të parë foli si “juventin”, gjithashtu foli edhe për afrimin e mundshëm të Luis Suarez

Mesfushori i ri i Juventusit, Artur, ka treguar objektivat që ka me “Zonjën e Vjetër”, statistikat e tij, bashkëpunimin me Pirlon dhe një afrim të mundshëm të Luis Suarez.

Vlerësimi im është një pyetje me “kunj”! Këto janë numrat që luajnë në futboll, por mua nuk më interesojnë numrat! Juventusi vendosi të investojë shumë tek unë, ndiej një entuziazëm të jashtëzakonshëm për të qenë në gjendje të punoj me këtë ekip, do të përpiqem të respektoj angazhimet e marra” – u shpreh fillimisht Artur, i cili tha se është privilegj për të që do të punojë nën urdhërat e Andrea Pirlo.

“Padyshim që e njihja atë, të gjithë ata që janë të interesuar për futbollin e njohin futbollistin Pirlo! Një privilegj të punoj me të. E di që duhet të mësoj shumë se si të lëviz me ekipin” – vijoi Artur, të cilit iu parashtrua edhe një pyetje lidhur me transferimin eventual të Luis Suarez te Juventusi.

Që të dy luanin bashkë te Barcelona, ndërsa mund të ndodh që bashkë të jenë edhe te kampionët e Italisë, që tek uruguaiani shohin zëvendësuesin e Gonzalo Higuain, i cili pritet së shpejti të largohet nga Torino.

“Unë nuk e di se cila është situata e tij, menaxherët sigurisht që e dinë atë më mirë se unë: nëse do të kisha shansin të luaja me të, jam i sigurt se ai do t’i shtonte vlerë Juventusit! Luis është një lojtar i shkëlqyer, por nuk kam pasur mundësi ta eksploroj këtë temë në thellësi”, – është shprehur Artur gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar ditën e mërkurë.

Leave a Reply