Përderisa Toti luante për Romën, SHBA-të ndërruan 5 president

Legjanda Françesko Toti konfirmoi që të dielën ndaj Xhenovës do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të karrierës së tij në futbollin e luajtur. 40 vjeçari zhvilloi 785 ndeshje në 25 sezone të Serisë A, ndërsa interesante janë disa fakte, se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve (1992-2017) përderisa Toti ishte pjesë e Romës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërruan 5 presidentë, Xhorxh Bush Senior, Bil Klinton, Xhorxh Bush Junior, Barak Obama dhe Donald Tramp.
Palermo punsoi dhe largoi në total 55 trajner.
Gjatë kësaj periudhe u zhvilluan 7 Kampionate Botërore në futboll, ndërsa Toti arriti të triumfojë me Italinë në vitin 2006.
Kur është lindur Xhanluixhi Donaroma, Toti veq se më zhvillonte sezonin e 6-të të tij në Seria A.
Që nga debutimi i Totit për Romën e deri më tani, Italia ndërroi 15 herë kryeministrat.

Leave a Reply