Pobeda ëndërron 4 pikët e arta

Pobeda dhe Shkupi janë dy skuadrat që deri në fund do të luftojnë për mbijetesën e drejtpërdrejtë në elitën e futbollit vendor. Në dy xhirot e fundit të dyja skuadrat do të kërkojnë maksimumin e pikëve, me Pobedën në një pozitë më të volitshme, pasi edhe 4 pikë do i mjaftonin skuadrës nga Prilepi për të ruajtur statusin e skuadrës elitare.

Në anën tjetër Shkupi do të duhet të marrë fitore në dy ndeshjet që do ti zhvillojë ndaj Sileksit në Kratovë dhe Makedonija Gjorçe Petrovit në Shkup, mirëpo vazhdimisht duke u lutur që Pobeda të humbas njërin prej dy ndeshjeve të fundit.

Skuadra nga Prilepi testin e parë e ka ndaj Rabotniçkit në transfertë, ndërkohë në ndeshjen e javës së fundit në Prilep do të jenë nikoqir të Renovës.

Dy kundërshtarë tejet të fortë, dy kundërshtarë që mund të bëjnë ëndërrën e “bardhekaltërve” nga Çairi realitet, por njëkohësisht edhe tmerr.

Në rast se Pobeda dhe Shkupi e mbyllin kampionatin me pikë identike, do të jetë skuadra nga Prilepi që do të sigurojë mbijetesën e drejtpërdrejtë, për shkak bilancit pozitiv në përballjet ndaj skuadrës nga Çairi.

Leave a Reply