Vardari ndërpretë serinë prej 4 ndeshjeve pa fitore në Çair (VIDEO)

Vardari ka mundur FC Shkupin në Çair pas plotë 290 ditëve, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nënkampione e vendit në kuadër të javës së 6-të shënoi fitore 2:1 ndaj skuadrës “bardheblu”, duke i shkaktuar në këtë mënyrë disfatën eparë trajnerit të ri, Bulent Akin.

“Kuqezinjtë” nga Parku i Qytetit avansuan vetëm pas 11 minutave lojë, kur në tentativën e parë, Matej Cvetanoski vendosi topin pas vijës fatale të portierit Tulio.

Vardari avanson në Çair ndaj FC Shkupit

Vardari avanson në Çair ndaj FC ShkupitFC SHKUPI – VARDARI 0:1(M. Cvetanoski 10')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 18 септември 2019 г.

FC Shkupi u kundërpërgjigjë shumë shpejtë pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga ana e Muharem Bajramit, kur topi nëpërmjet shumë këmbëve përfundoi në rrjetën e Gaçevskit, mirëpo i njëjti u anulua për shkak pozitës jashtë loje. Vendasit të përkrahur nga publiku vendas tentuan për të gjetur golin e barazimit që në pjesën eparë, mirëpo një gjë të tillë nuk arritën të bëjnë, ashtu që në pushim Vardari shkoi me epërsi minimale.

Vardari dyfishon rezultatin ndaj FC Shkupit ne Çair

Vardari dyfishon rezultatin ndaj FC Shkupit ne ÇairFC SHKUPI – VARDARI 0:2(D. Micevski 60' – pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 18 септември 2019 г.

Edhe pjesa e dytë nisi me inciativën e “bardhekaltërve”, mirëpo një pakujdesi e Mevlan Adilit në zonën e rreptësisë, bëri që Vardari të përfitojë penalti pas një ore lojë. Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-metërsh e morri Darko Micevski, dhe nuk gaboi, pasi në ato momente shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Tulio.

Besar Iseni ngushton epersine e Vardarit

Besar Iseni ngushton epersine e VardaritFC SHKUPI – VARDARI 1:2(B. Iseni 72')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 18 септември 2019 г.

Shpresat e skuadrës nga Çairi i riktheu Besar Iseni me golin e realizuar në minutën e 72-të, mirëpo i njëjti u tregua edhe si i fundit në këtë takim, që u përcoll nga një numër i madh tifozësh, transmeton “infOSport.mk”.

Pas kësaj difate, FC Shkupi mbetet në pozitën e katërt me 8 pikë, ndërkohë Vardari falë disfatës së Makedonija Gj.P. në transfertën me Rabotniçkin, tashmë ndodhet në pozitën e dytë me 13 pikë, vetëm një më pak se skuadra kryesuese e Akademia Pandev.

 

Leave a Reply