Galatasaraji interesohet për “Ninxhan” e Interit

Galatasaraji ka hyrë në bisedime me Interin për Raxha Naingolan. Skuadra e njohur turke dëshiron të huazojë për një vit “Ninxhan”, pasi ky i fundit nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Konte.

Mirëpo drejtuesit e Interit nuk janë dakord që ta huazojnë sërish, pasi duan ta shesin atë përfundimisht.

18 milionë është vlera që “zikaltrit” duan të përfitojnë për ish-futbollistin e Romës, i cili edicionin e kaluar luajti në formë huazimi te Kaljari.

Pikërisht presidenti i Kaljarit, Giulini po punon që të rikthejë në skuadër Naingolan, pasi huazimi i sezonit të kaluar doli i suksesshëm te skuadra nga Sardinia.

Leave a Reply