Labunishta përgatitjet për sezonin e ri i nis me 4 emra të rinj

Skuadra e Labunishtës që edicionin e kaluar e mbylli në pozitën e dytë në Ligën e Dytë – Perëndim, duke fituar të drejtë që të luaj në ndeshjen e balotazhit, të martën do të nis përgatitjet për sezonin e ri, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Struga edhe në sezonin e ri futet me ambicie të larta, me shpresë se do të bëjë atë hapin final dhe se do të kalojnë ndeshjen e balotazhit, ku këtë vit u mundën nga Tikveshi dhe se do të realizojnë ëndërrën e tyre për të luajtur në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Mu për këtë shkak drejtuesit e kësaj skuadre kanë filluar që para kohe merkaton, duke angazhuar plotë 4 futbollistë të rinj. Emri më i bujshëm, është ai i Petar Ljamçevskit, që vjen nga rradhët e Pelisterit, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij luante edhe me Sileksin dhe Metalurgun.

Një tjetër emër që i është bashkuar kësaj skuadre, është edhe ai i Aleksandar Vasilev, që vjen nga rradhët e Struga Trim Lum, pastaj Krenar Alimi që vjen nga Sllovenia si dhe portieri i Nju Stars, Stefan Jakimovski.

Leave a Reply