Mark Markez triumfon në Çmimin e Madh të Gjermanisë (VIDEO)

Marc Marquez triumfon në Çmimin e Madh të Gjermanisë, duke siguruar fitoren e pestë sezonale në Botërorin e Moto GP dhe thelluar diferencën në renditje me ndjekësit më të afërt. Spanjolli i Hondas dominoi nga xhiroja e parë deri në fund, duke e kaluar vijën e finishit para Yamahas se Vinales dhe Hondas LCR të Crutchlow. Mbetën jashtë podiumet, respektivisht në vendet 4 dhe 5 italianët Petrucci dhe Dovizioso me motorët Ducati, ndërsa Valentino Rossi e mbylli në vendin e 8-të.

Dovizioso mbetet ndjekësi më i afërt i Marquez (185 pikë) me 58 pikë më pak, më pas renditen Petrucci, Rins, Vinales, respektivisht me 127, 121 dhe 101 pikë.

Çmimi i Madh i radhës do të zhvillohet në pistën e Brno, në Republikën Çeke.

 

Leave a Reply