Tajson Fjuri cakton revanshin me Vajllderin!

Boksieri britanik Tajson Fjuri ka konfirmuar sot se do të zhvillojë revanshin me rivalin amerikan Deontej Vajllder. Ish-kampioni i botës e dha lajmin gjatë një takimi me fansat e tij, duke thënë se me 22 shkurt të vitit të ardhshëm do të zhvillohet dueli. Të dy boksierët e peshës së rëndë janë të pamposhtur në ring dhe sfida e parë ndërmjet Fjurit dhe Vajllder e zhvilluar në dhjetor të vitit të kaluar u mbyll me barazim, me amerikanin që mbrojti titullin kampion bote të peshës së rëndë në kategorinë VBC.

Dueli i parë u zhvillua në Los Anxhellos, ndërkohë ende nuk dihet se ku do të zhvillohet revanshi, ndërsa javëve në vijim pritet të konfirmohet edhe vendi nga organizatorët.

 

Leave a Reply