Shpresat e Kosovës në “Adem Jashari” ndalin edhe Gjermaninë e madhe

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka arritur një rezultat shumë pozitiv, duke ndalur në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës Gjermaninë e madhe.

Skuadra e udhëhequr nga strategu, Rafet Prekazi  ndaj gjigantëve botëror regjistroi një barazim pa gola, që për shumicën është i barabartë edhe me një fitore.

Ndryshe ndeshja e zhvilluar para një numri të konsiderueshëm spektatorësh në “Adem Jasharu” shkoi përgjithësisht nën dominimin e gjermanëve, por “Dardanët” lejuan shumë pak hapësira për “pancirët”, të cilët në fund duheshe të pajtohen me vetëm një pikë.

Me një presion të jashtëzakonshëm, djemtë e Kosovës nuk i lanë gjermanët të aprovojnë  lojën e tyre, duke ruajtur portën e paprekur.

Edhe përkundër këtij barazimi, Kosova ka bërë një lëvizje pozitive në renditje në kuadër të grupit 5, ku tashmë pozicionohet në vendin e dytë me 11 pikë, 5 më pak se Gjermania e vendit të parë që ka 16 pikë.

Leave a Reply