Ramadani: Njëra nga ëndrrat po realizohet, ditë historike për Shkupin dhe Çairin 

Projekti për realizimin e tribunës së re në Çair po merr përmasat serioze dhe nesër do të hidhet gurthemeli i tribunës së re. Për këtë fakt më të gëzuar janë tifo grupi “Shvercerat”, të cilët do të bëhen me tribunë të re në shtëpinë e tyre.

“Është ditë historike për klubin tonë, për neve tifozët “Shvercerat” dhe për gjithë Çairin. Stadiumi është vendi ku jemi rritur dhe kemi ndjerë dashurinë e parë për klubin tonë Shkupin dhe ajo është si shtëpia jonë. Në këtë moment kur nesër hidhet gurthemeli i tribunës së re është e pa mundur të mos jemi edhe ne prezent aty, pasi pikërisht jemi ne që gjithmonë kemi kërkuar nga kryesia e klubit që të ndërtohet edhe një tribunë tjetër, pasi Shkupi ka tifozë në numër të madh dhe më në fund kjo po realizohet. Iu bëj apel të gjithë dashamirëve të klubit Shkupi, të gjithëve atyre që janë të dashuruar në ngjyrat bardh e kaltër që të jemi nesër prezent në datën historike për klubin tonë dhe shtëpinë tonë”, shprehet ish-udhëheqësi i “Shvercerave”, Jusuf Ramadani.

Gurthemeli i tribunës së re në stadiumin e Çairi hidhet nesër në orën 12:00. Ky projekt realizohet nga Komuna e Çairit dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut me fonde nga UEFA.

 

Leave a Reply