Brazili apo Peru? Sonte vendoset kampioni i ri i Amerikës

Kombëtarja e Brazilit dhe ajo e Perusë sonte do të takohen në finalen e madhe të “Copa America 2019”.

Brazili shihet si favorit absolut në këtë përballje, kjo edhe për faktin se në ndeshjet në grupe të këtij kompeticioni kishin mundur Perunë me rezultatin 5:0.

Brazili pati një rrugëtim fantastik duke qenë i pakonkurrencë si në grupe ashtu edhe në fazën e nokautit.

Fitorja më e vështirë e Brazilit ishte ajo në gjysmëfinale kundër Argjentinës e cila u diskutua shumë edhe për vendimet e gjyqtarit.

Ndeshja mes Brazilit dhe Perusë do të luhet me fillim nga ora 22:00, në stadiumin legjendarë “Maracana”.

Leave a Reply