ZYRTARE, Milani bënë për vete super talentin italian, Tonali

Talenti i ri italian, Sandro Tonali, është përforcimi më i fundit i Milanit. Ai mbrëmjen e kaluar nënshkroi kontratë me “kuqezinjtë” dhe do bartë fanellën me numrin 8-të.

Mesfushori ka kryer sot gjatë ditës testet mjekësore dhe në mbrëmje ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me “Rossonerët”.

Official Statement: Sandro Tonali ➡ acmi.land/OS-SandroTonali#ReadyToUnleash #SempreMilan

Публикувахте от AC Milan в Сряда, 9 септември 2020 г.

Tonali ishte afër kalimit te Interi, mirëpo Milani në fund e fitoi garën. Këtu u ndihmoi edhe fakti se lojtari është një tifoz i flaktë i Milanit.

Tonali së fundmi ishte pjesë e Breshës, aty ku regjistroi paraqitje fantastike dhe mori vëmendjen e të gjithëve.

20 vjeçari gjithashtu ka regjistruar edhe 3 paraqitje me Kombëtaren A të Italisë, që nga debutimi i tij më 15 tetor të vitit 2019.

Leave a Reply