LPFMV, Java e 5-të starton sot me dy ndeshje

Pas pauzës dy javore, shkaku i paraqitjeve të ekipit përfaqësues të vendit në ndeshjet e Ligës së Kombeve, rikthehet Liga e Parë e Futbollit të Maqedonisë së Veriut me përballjet e xhiros së pestë, njofton “infOSport.mk”.

Dy skuadrat që do na përfaqëosjnë në Europë, Shkëndija dhe Sileksi, me qëllim që të kenë më shumë kohë deri në zhvillimin e ndeshjeve të raundit të dytë eliminatorë të Liga Europa me 17 shtator, ndeshjet e kësaj jave do ti zhvillojnë gjatë ditës së sotme.

Kështu Shkëndija në Strumicë do të përballet me Bellasicën, skuadrën e vetme pa asnjë pikë në 4 xhirot e para, ndërkohë Sileksi do të ketë një transfertë të vështirë përballë Struga Trim Lum.  Që të dyja këto ndeshje sot do të zhvillohen me fillim në ora 16:00, ndërsa në po të njëjtin termin gjatë ditës së nesërme në program janë edhe 4 takime tjera.

Pa dyshim e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në arenën “Todor Proeski”, aty ku mejdanin do të ndajnë njohësit e vjetër, Vardari dhe FC Shkupi, Renova në Tetovë do të jetë nikoqir i Rabotniçkit, transmeton “infOSport.mk”.

Pelisteri në Manastir do të mirëpret Makedonija GJ.P, ndërkohë ndeshja e fundit e kësaj jave është, ajo në Veles midis Borecit dhe Akademia Pandevit.

LPFMV – Java V

Bellasica 12.09 – (16:00h) Shkëndija
Struga T&L 12.09 – (16:00h) Sileksi
Vardari 13.09 – (16:00h) FC Shkupi
Renova 13.09 – (16:00h) Rabotniçki
Pelisteri 13.09 – (16:00h) Makedonija Gj.P
Boreci 13.09 – (16:00h) Ak.Pandev

Leave a Reply