Numri një i FC Shkupit, Ajdin: Besoj se jemi në rrugë të mbarë për të formuar skuadër konkurruese për tituj

Pas një pauze disa mujore shkaku i pandemisë “Covid-19”, të premten në stërvitjen e FC Shkupit prezent ishte edhe presidenti i klubit Ogun Aydin, i cili më pas ka shtruar darkë për ekipin.

Ai duke parë atmosferën që mbizotëron te skuadra “bardhekaltër”, u shpreh shumë optimist, duke thënë se skuadra nga Çairi është në rrugë të mbarë për të formuar një skuadër konkurruese për tituj.

“Ndjejë kënaqësi që sot jam në mesin tuaj dhe para meje kam një ekip që në këtë sezon po tregon karakter. Unë besoj se jemi në rrugë të mbarë për të formuar skuadër konkurruese për tituj, ndërsa për këtë jeni meritor ju futbollistët, trajnerët dhe kryesia e klubit që keni bërë një menaxhim të mrekullueshëm”, – ka thënë Aydin.

Të gjithë futbollistët dhe kryesia më pas kan vazhduar darkën dhe shoqërimin në një atmosferë pozitive në prag të ndeshjes së madhe që skuadrën nga Çairi e pret të dielën, kur në arenën “Todor Proeski” do të përballet me rivalin e përjetshëm, Vardarin.

Leave a Reply