Agron Rufati transferohet në Rusi

Agron Rufati edhe zyrtarisht karrierën e tij do ta vazhdojë në Ukrainë, njofton “infOSport.mk”. Mbrojtësi me origjinë nga Gostivari ka nënshkruar kontratë me skukadrën e Zorja Lugansk, një nga klubet më të mira ukrainase.

Rufati me skuadrën nga Lugansk ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, ndërsa transferohet nga rradhët e skuadrës kroate të NK Istra.

Pikërisht NK Istra ishte skuadra e parë me të cilën Rufati kishte nënshkruar kontratën e parë profesionale. Ai me këtë skuadër numëronte 29 ndeshje, 1 gol të shënuar dhe 2 asistime, ndërsa para se të transferohej te NK Istra, ai ishte pjesë e të rinjëve të Lokomotivës së Zagrebit, me të cilën skuadër kishte luajtur edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve për të rinj.

Leave a Reply