Ansu Fati bëri që të gjithë ta harrojnë Suarezin, Barcelona demolon Viljarealin (VIDEO)

Barcelona edhe pas disa ndryshimeve në skuadër, sezonin e ri në La Liga e ka nisur me këmbë të mbarë, teksa sonte në “Kamp Nou” me rezultatin 4:0 mundi Viljarealin, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje i takonte javës së tretë në La Liga, mirëpo për “katalunasit” ishet ndeshja e parë që po e zhvillon në sezonin e ri.

Dhe që në start lindi një emër i ri, Ansu Fati, i cili me paraqitjen e tij dhe golat e shënuar, bëri që tifozët “blaugrana” të harrojnë ish sulmuesin e tyre, Luis Suarez.

Talenti i Barcelonës brenda 19 minutave të para realizoi dy gola (15’, 19’), ndërsa në të 35-të përfitoi një penalti, të cilën në gol e shndërroi Lionel Messi.

Para fundit të pjesës së parë, Pau Tores i Viljarealit shënoi në rrjetën e gabuar, duke bërë që Barcelona e Ronald Kuman në pushim të shkojë me rezultatin 4:0. Gjatë pjesës së dytë rrjetat pushuan, kjo edhe për fajin e Kuman, i cili 20 minuta para fundit të takimit vendosi të tërheq nga loja dyshen, Fati-Kutinjo, i cili tregoi se do të jetë një super përforcim për mesfushën e Barcelonës në sezonin e ri.

Leave a Reply