Një karton i kuq dhe një penalti e dyshimtë i dhanë fitoren Realit (VIDEO)

Real Madridit ka shënuar një fitore dramatike në udhëtim te Betisi me rezultatin 3:2, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra mbretërore kaloi në epërsi falë golit të shënuar nga Valverde në minutën e 14-të, teksa vendasit falë dy golave të shënuar brenda dy minutave arritën që të përmbysin rezultatin.

Kështu falë golave të shënuar nga Mandi (35’) dhe Karvaljo (37’) skuadra e Manuel Pellegrinit në pushim shkoi me epërsinë 2:1.

Skuadra e Zinedine Zidane barazoi rezultatin vetëm pas 3 minutave lojë në pjesën e dytë falë autogolit të Emerson. Pasuan dy vendime të arbitrit që edhe vendosën fatin e takimit.

Fillimisht Emerson u ndëshkua me të kuq për shkak të ndërhyrjes ndaj Joviç. Pas këtij rasti u akordua një penalti e dyshimtë për Realin, të cilën në gol e shndërroi kapiteni Serhio Ramos, i cili shënoi me panenka.

Një fitore të madhe në udhëtim regjistroi Real Sociedadi. Skuadra baske shënoi fitore 3:0 ndaj Elçes, ndërsa në mesin e autorëve të golave figuron edhe emri i Adnan Januzajt. Valencia barazoi 1:1 me Hueskan, ndërsa ndeshja midis Alaves dhe Getafe u mbyll me barazim pa gola.

Leave a Reply