Ish futbollisti i FC Shkupit transferohet në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit!

Ish futbollisti i FC Shkupit, Edis Maliqi, i cili së fundmi ishte pjesë e Kukësit në Superligën shqiptare, karrierën e tij me shumë gjasa do ta vazhdojë në futbollin kroat te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit, që edicionin e fundit doli nënkampion, njofton “infOSport.mk”.

Maliqi ka mbyllur gjithçka me skuadrën nga Verilindja e Shqipërisë, ndërsa edhe pse për shërbimet e tij interes kishte edhe nga skuadra e Laçit, i njëjti si duket ka preferuar të transferohet te Lokomotiva e Zagrebit, që njihet si një skuadër që kultivon shumë talentë, aty ku gjatë kësaj vere u transferua edhe sulmuesi shkupjan, Xhemal Ibishi nga rradhët e Vardarit.

Xhemal Ibishi prezantohet te Lokomotiva e Zagrebit

Te klubi kroat përveç Ibishit, shkupjani Edis Maliqi do të rigjejë edhe 4 futbollistë nga Shqipëria,Indrit Tucin, Sherif Kallakun, Enis Cokajn dhe Jon Mersinajn.

Informacione të “infOSport.mk” bëjnë me dije se Maliqi ka arritur akordin me drejtuesit e Lokomotivës së Zagrebit dhe se së shpejti pritet të prezantohet me fanellën e skuadrës së dytë nga Zagrebi, pas Dinamo Zagrebit, aty ku me shumë sukses tashmë vite me rradhë paraqitet Arijan Ademi.

Leave a Reply