La Liga pasurohet edhe me një tjetër futbollistë shqiptarë

Eris Abedini edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës spanjolle të Granadas, që kishte eliminuar Teutën e Durrësit.

Mesfushori i Kosovës U21, që mbronte ngjyrat e skuadrës zvicerane të Luganos, me ekipin e La Ligas ka nënshkruar kontratë një vjeçare me opcion vazhdimi edhe për dy vite tjera.

Abedini sezonin e fundit luajti në formë huazimi te FC Will në divizionin e dytë të Zvicrës, aty ku numëron plotë 96 ndeshje, ndërkohë vetëm 9 ndeshje ka zhvilluar në Superligën e Zvicrës.

Me ekipin e FC Will, Abedini luajti 35 ndeshje, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist. Erisi ka qenë pjesë e Zvicrës U20 deri në vitin 2018, që më pas në vitin 2019-të të zgjedh Kosovën, me të cilën numëron 6 ndeshje me ekipin e 21-vjeçarëve.

Leave a Reply