Pas Napolit, koronavirusi godet edhe Juventusin!

Nuk është vetëm Napoli, pasi koronavirusi ka goditur edhe Juventusin, dy skuadra këto që duhet të takohen nesër mbrëma në Torino. Lajmin për raste me “Covid 19” e kanë paralajmëruar vetë nga tabori i “bardhezinjëve” përmes një postimi në “Twitter”, aty ku njoftojnë se nuk bëhet fjalë për ndonjë futbollistë.

Sipas të njëjtin njoftim nuk ka të bëjë as me pjesëtarë të stafit teknik të trajnerit Pirlo apo atij mjekësor.

Ndërkohë dy anëtarët e infektuar të Juves menjëherë kanë nisur karantinën.

Leave a Reply