Rugani prezantohet te skuadra e Ren në “Ligue 1″

Daniele Rugani edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Ren. Mbrojtësi 26-vjeçar, te Ren do të luaj në formë huazimi, ndërsa bashkë me skuadrën e tij të re do të ketë mundësinë të luaj në grupet e Ligës së Kampionëve.

1.5 milion euro do të paguajë klubi francez për huazimin e Ruganit, i cili për 5 vite të plota ishte pjesë e “Zonjës së Vjetër”. Ai me këtë skuadër zhvilloi 101 ndeshje, duke realizuar 7 gola.

Ndryshe në “Serie A”, aty ku numëron plotë 117 ndeshje, përveç me Juventusin ka luajtur edhe me Empolin, ndërsa do të jetë kjo eksperienca e tij e parë jashtë  vendlindjes së tij. Me kombëtaren italiane Rugani numëron 7 ndeshje.

Leave a Reply