Ja si duket renditja pas 8 xhirove të para në LPFMV

Java e 8-të rrumbullaksohet sot me ndeshjen Pelisteri – Vardari, ndërsa e shtuna solli plotë 5 ndeshje, përfshirë këtu edhe ndeshjen në Tetovë midis Shkëndijës dhe Sileksit, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshjanë fjalë u mbyll me barazim 1:1, ndërsa kjo bëri që lufta për vendin e parë të bëhet më interesante. Shkëndija që vazhdon të mbetet skuadra e vetme pa disfatë, tashmë ka 18 pikë, e ndjekur nga afër nga FC Shkupi dhe Makedonija GJ.P që kanë nga 16 pikë. Këta të fundit mundën Struga Trim Lumin, ndërkohë FC Shkupi në Çair shënoi fitoren më të thellë të kësaj jave ndaj Borecit.

Skuadra nga Velesi edhe përkundër kësaj disfate vazhdon të figurojë lartë në tabelë, duke mbajtur pozitën e katërt me 12 pikë, ndërsa në pozitat 5, 6 dhe 7 renditen Sileksi, Rabotniçki dhe Struga Trim Lum, që kanë nga 11 pikë.

Vardari me 10 pikë dhe një ndeshje më pak mban pozitën e 8-të, duke lënë pas vetes Pelisterin me 9 pikë dhe gjithashtu një ndeshje më pak (takohen sot mes vete), ndërkohë 3 pozitat e fundit janë të rezervuara për Akademia Pandev (7 pikë), Renovën (6) dhe Bellasicën (1).

Leave a Reply