ZYRTARE, Gavazaj prezantohet te Prishtina e Ramadanit

Mesfushori ofensiv i krahut, Enis Gavazaj, është futbollisti më i ri i Prishtinës. Kështu 25 vjeçari rikthehet te skuadra nga kryeqendra kosovare pas plotë 7-të vitesh, duke u transferuar nga rradhët e Kukësit.

I transferuar si talent i madh nga Liria në janar të vitit 2012 si 17 vjeçar, me FC Prishtinën për një vit e gjysmë pati zhvilluar 22 ndeshje zyrtare.

Pas turneut U19 në Dortmund, Gavazaj ishte transferuar te skuadra belge e Gent, ndërsa gjatë karrierës së tij, gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e  Rosalare (Belgjikë), Yenisey (Rusi), Dinamo Minsk (Bjellorusi), ndërsa në Shqipëri përveç me Kukësin kishte luajtur edhe me Skënderbeun.

Leave a Reply