Çudira shqiptare, i tradhëtoi autobusi, lojtarët ecin 2 km në këmbë

Dy skuadrat nga Liga e Parë shqiptare, Korabi dhe Tomori u përballën sërish dje në një ndeshje miqësore. Javën e kaluar po këto dy skuadra kishin barazuar 2:2 në Berat, kurse dje Tomori triumfoi me rezultatin 2:0 falë golave të shënuar nga Qato dhe Canka.

Dhe e gjithë kjo është shumë normale, mirëpo çudirat ndodhën para fillimit të takimit.

Në ndeshjen e Beratit minibusi i Korabit kishte pësuar defekt, ndërsa dje një gjë e tille i ndodhi autobusit të Tomorit, që e la gjysmën e skuadrës në rrugë, rreth dy kilometra larg fushave të Kamzës, me ç’rast lojtarët ishin të detyruar të ecnin në këmbë.

 

 

 

Leave a Reply