Kosova mund të bie sërish në Ligën “D”

Përfaqësuesja e Kosovës nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e dytë të garave në Ligën e Kombeve në kuadër të Ligës “C”, grupi 3, transmeton “infOSport.mk”.

“Dardanët” takimin e parë të zhvilluar në “Enio Tardini” të Parmës në Itali, dështuan të marrin tre pikë ndaj Moldavisë, ndeshje kjo që ishte mbyllur me barazimin 1:1, ndërkohë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova u mposht 2:1 nga Greqia.

Kështu Kosova pas dy xhirove të para në grupin 3 mban pozitën e tretë me vetëm një pikë, po aq sa ka edhe Moldavia në pozitën e fundit.

“Dardanët” ndeshjen e xhiros së tretë do ta zhvillojnë në shtëpi kundër Sllovenisë, ndaj së cilës skuadër duhet të triumfohet, në rast se ekipi përfaqësues i Kosovës dëshiron të jetë më iq etë në vazhdim të ndeshjeve në grupin 3, me qëllim që fati i tyre të mos varet nga dy ndeshjet e fundit me Slloveninë në udhëtim dhe Moldavinë në shtëpi.

Në rast se Kosova do të përfundonte si skuadra e fundit në grupin e saj, atëherë bashkë edhe me 3 skuadrat tjera të grupeve tjera do të duhej të luante në “play-out”,  për të mbetur ose rënë në Ligën “D” të Ligës së Kombeve, aty ku bënte gara në edicionin e parë të këtij kompeticioni më të ri të UEFA-s.

Leave a Reply