KHF Çair e gatshme për ndeshjen europiane ndaj Naisa Nish

Sot me fillim në ora 18:00 në palestrën “Kale” në Shkup luhet ndeshja në mes të KHF Çair dhe dhe KHF Naisa Nish nga Serbia, që i takon raundit të dytë të Kupës Evropiane (European Cup) në hendboll, transmeton “infOSport.mk”.

Për vashat e KHF Çair është kjo ndeshja debutuese në garat europiane, ndaj edhe dëshirojnë që në mënyrën më të mirë të paraqiten përballë vashave serbe nga Nishi.

Mëkat që kjo ndeshje do të zhvillohet pa tifoz, megjithatë neve do të mundohemi të japim më të mirën për gjithë qytetin e Shkupit, që jeton me hendbollin. E dimë që përballë e kemi një skuadër mjaft cilësore, megjthatë edhe vajzat tona i kemi mjaft të përgatitura, ashtu që me padurim presim këtë debutim në garat europiane, ku shpresojmë që në fund të dalim fitues” – tha njëri prej trajnerëve te KHF Çair, Gafur Hasani.

Ndeshja kthyese ndërmjet KHF Çair dhe KHF Naisa Nish do të zhvillohet një javë më pas në tokën serbe.

Leave a Reply