Përveç Bejtullait drejt Estonisë nuk do të udhëtojë as Ademi!

Përfaqësuesja e Maqedonisë mëngjesin e sotëm është nisur drejt Talinit, aty ku nesër do të përballet me Estoninë në kuadër të raundit të tretë të grupit 2 në Ligën “C” të Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Atmosfera në taborin e “verdhekuqve” është shumë pozitive pas fitores së madhe ndaj Kosovës në kuadër të gjysmëfinales së edicionit të kaluar të Ligës së Kombeve, ashtu që në Talin të besuarit e trajnerit Angellovski do të tentojnë të marrin edhe fitoren e dytë në kuadër të ciklit të ri eliminatorë, edhe pse në prag të kësaj sfide seleksionuesi i përfaqësueses së vendit po has në probleme serioze, shkaku i mungesës së disa prej futbollistëve titullarë.

Përveç Egzon Bejtullait drejt Estonisë nuk do të udhëtojnë edhe Arijan Ademi dhe Kristijan Toshevski,ndërsa në pikëpyetje është edhe paraqitja e Stefan Ristovskit, për të cilin Angellovski do të vendos vetëm në momentin e fundit.

Kështu Angellovski pritet që të bëjë disa ndryshime në repartin mbrojtës, aty ku me siguri se vendin e Bejtullait do ta zë Kire Ristovski, i cili e kishte zëvendësuar atë edhe në ndeshjen kundër Kosovës.

Ndeshja Estoni – Maqedoni e Veriut në program është me datë 11 tetor me fillim në ora 18:00.

Leave a Reply