Tuente nuk lejon kumanovarin Selahi ti bashkohet Shqipërisë!

Një lajm aspak i mirë për trajnerin e Kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja, i cili për ndeshjet e tetorit nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e plotë 5 futbollistëve. Fjala është për gardianin Etrit Berisha (SPAL – Itali), Ylber Ramadanin (Velje – Danimarkë), Florian Kamberin (Sent Gallen – Zvicër), Klaus Gjasulën (Hamburg – Gjermani) dhe kumanovarin Lindon Selahi (Tuente – Holandë).

Të gjitha këta futbollistë nuk lejohen nga klubet e tyre për tu bashkuar me kombëtaren “kuqezi”.

Gjithashtu në dyshim janë edhe Vrioni dhe Strakosha, me sulmuesin që nuk po e lejon Juventusi dhe portierin e Lacios që dyshohet për një dëmtim.

Një lajm aspak i mirë ky për Edi Rejën dhe Shqipërinë, në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme për Ligën e Kombeve, ndaj Kazakistanit më 11 tetor dhe ndaj Lituanisë më 14 tetor, nga të cilat ndeshje kombëtarja shqiptare duhet patjetër të marrë pikë. Kujtojmë në dy ndeshjet e para të zhvilluara gjatë muajit shtator Shqipëria në kuadër të Ligës “C”, grupi 4 regjistroi një fitore dhe një disfatë.

“Kuqezinjtë” mundën Bjellorusinë në transfertë me rezultatin 2:0, ndërsa u mundën në shtëpi nga Lituania me rezultatin minimal 1:0.

Leave a Reply