Prishtina 01 vjen me dy super goditje

Dyshja e njohur e futsallit kosovar, por edhe më gjerë, Mentor Mejzini dhe Narcis Alibegu në sezonin e ri do t’i mbrojnë ngjyrat e FC Prishtina 01.

Skuadra nga kryeqendra kosovare është shumë e kënaqur që ka arritur të ofrojë pranë vetes dy yje të kësaj loje, që njëkohësisht janë edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në futsal.

Mentor Mejzini gjatë karrierës së tij ka luajtur me klube si Feniksi dhe Liburni, duke u shpallur edhe 5 herë kampion i Kosovës në futsal, ndërsa tri herë ishte shpallur edhe si lojtari më i mirë i këtij sporti në Kosovës.

✍️ ZYRTARE: Mentor Mejzini dhe Narcis Alibegu nënshkruajnë me FC Prishtinën 01 ✅Dyshja e njohur e futsallit kosovar,…

Публикувахте от FC Prishtina 01 в Вторник, 6 октомври 2020 г.

Në anën tjetër Narcis Alibegu është shpallur tri herë kampion i Kosovës, ndërsa Kupën e ka fituar plotë shtatë herë.

Alibegu është lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, ka luajtur në Ligën e Kampionëve me Liburnin dhe Feniksin, ndërsa është zgjedhur edhe lojtari më i mirë në Kosovë.

Me këto dy përforcime dhe me lojtarët e jashtëzakonshëm që kishin edhe sezonin e kaluar, Prishtina 01 edicionin 2020/2021 do të futet me synime të qarta, duke kërkuar për herë të parë në historikun e tyre titullin e kampionit, pas trofeut të Kupës që e fituan edicionin e kaluar edhe me shkupjanin Eljesa Neziri.

Leave a Reply