Erikseni ishte shumë afër Bajernit të Munihut

Bajerni i Munihut në ditën e fundit të merkatos verore mund të bënte për vete edhe mesfushorin danez, Kristian Eriksen. “Bavarezët” atë ditë kishin nënshkruar me 4 futbollistë, ndërsa shumë lehtë mund të ndodhte që Eriksen të ishte përforcimi i 5-të i kampionëve të Gjermanisë.

Drejtuesit e Bajernit të Munihut po kërkonin një futbollistë që mund të zëvendësonte gjermanin, Myller, kështu që Interi “bavarezëve” ua ofroi Eriksenin, por të ardhurat e larta të danezit ishin një pengesë për të lëvizur drejt Bundesligës. Edhe pse Boateng është katër vjet më i vjetër se Eriksen, trajneri i Bajernit të Munihut, Hans Flik i kërkoi atij të qëndronte sepse Eriksen nuk ishte lojtari që e dëshironte.

Inter bleu Eriksen në afatin kalimtar të dimrit për një shumë prej 27 milionë euro, mirëpo danezi nuk arriti të futet në sistemin specifik të Antonio Konte (3-5-2). Danezi ka luajtur gjithsej 29 ndeshje, duke shënuar katër gola dhe duke asistuar tre, por nuk është ai Eriksen i Tottenhamit.

Leave a Reply