ZYRTARE, ja kur zhvillohet “El Clasico” e parë e sezonit të ri

Tashmë gjithçka është zyrtare. Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur datën 24 tetor, për zhvillimin e super ndeshjes midis Barcelonës dhe Realit të Madridit, ndryshe e njohur si “El Clasico”.

Ndeshja e parë e sezonit 2020/2021 do të zhvillohet në “Kamp Nou” me fillim prej orës 16:00.

Kështu me 24 tetor do të shohim përballjen e parë midis Zinedine Zidane dhe Ronald Kuman, i cili gjatë kësaj vere zëvendësoi ish-trajnerin Kike Setien.

Përballja e fundit e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në “Kamp Nou” ishte mbyllur me barazim pa gola, ndërkohë ndeshja e fundit mes tyre daton me 1 mars të këtij viti, kur madrilenët arritën të fitonin në shtëpi me rezultatin 2:0.

Leave a Reply