Futsal Shkupi fitues i derbit shqiptarë në futsal ndaj Juventus Seravës

Futsal Shkupi ka regjistruar edhe fitoren e 15-të nga gjithsej 16 ndeshje në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”. Skuadra “bardhekaltër” nga Çairi në palestrën “Enver Idrizi” pranë shkollës fillore “7 Marsi” në Seravë në derbin lokal mundi Juventus Seravën me rezultatin 9:5 (5:2).

Erkan Seferi vazhdoi me formën e tij të mirë, teksa sonte realizoi “hat-trik”, nga dy gola realizuan Dragan Petroviç dhe Burak Memedi, ndërsa nga një gol tjetër shtuan edhe Bejtulla Jakupi dhe Zoran Leveski.

Në anën tjetër te Juventus Serava me lojë të mirë u dallua Osman Mustafa, që shënoi dy gola, ndërsa nga një gol shtuan edhe Ersin Sulimani, Jetlir Ibrahimi dhe Atila Jakupi.

Ndeshja midis dy skuadrave shqiptare u zhvillua pa praninë e publikut, ndërsa pa prezencën e publikut do të zhvillohet edhe ndeshja çerekfinale e së martës, që Futsal Shkupi do ta zhvillojë në Valandovë kundër KMF Ciko Proekt.

Leave a Reply