E ofendoi vetëm pse ishte musliman! Tifozi i Uest Hamit e pëson keq

Racizmi nuk tolerohet aspak në Angli. Mohamed Sallah ra pre e ofendimeve në sfidën e shkurtit të vitit të kaluar kundër Uest Hamit në Londër. Në një moment derisa egjiptiani po ekzekutonte një goditje këndi, dëgjoi fjalë të rënda dhe me sfond racist nga pas krahëve.

Ai që e ofendonte yllin e Liverpullit, ishte Tale Bradley Thumëood, identiteti i të cilit u mësua përmes një video materiali që qarkulloi në internet dhe që më pas u morr si provë nga Gjykata angleze.

BBC raporton se tifozi i “Çekiçëve” është përjashtuar me tre vite nga stadiumet britanike dhe do i duhet të paguajë një gjobë prej 400 paundësh.

Ky i fundit e pranoi fajin e kryer dhe shpjegoi se në acarimin e tij kishte ndikuar edhe fakti që Mohamed Sallah i takon komunitetit musliman.

Leave a Reply