Lokomotiva e Zagrebit e dashuruar me futbollistë shqiptarë, një tjetër “kuqezi” nënshkruan me klubin kroat

Françesko Tahiraj është futbollisti më i ri i Lokomotivës së Zagrebit, skuadër kjo që si duket është shumë e dashuruar tek futbollistët shqiptarë, që për çdo vit vetëm shtohen.

Tahiraj ishte pjesë e Hajduk Split në sezonin e fundit, me të cilët mbylli bashkëpunimin para pak ditësh dhe ishte një lojtar i lirë.

Futbollisti shqiptar nuk vonoi për të gjetur ekipin e ri, teksa vendosi të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit. Tahiraj në të kaluarën ka qenë pjesë e grupmoshave të reja te Kombëtarja shqiptare, ndërsa pikërisht përmes Lokomotivës së Zagrebit, shpreson të rikthehet në kombëtare, kësaj rradhe te Kombëtarja A e Shqipërisë.

Te Lokomotiva e Zagrebit, Tahiraj do të gjejë edhe 7 shqiptarë të tjerë, si Sherif Kallakun, Indrit Tucin, Enis Çokajn, Jon Mersinajn si dhe tre futbollistët nga Maqedonia e Veriut, Xhemal Ibishin, Valon Et’hemin dhe Edis Maliqin (këta dy të fundit ende jo të konfirmuar nga klubi kroat).

Tahiraj ka dalë nga akademia e Juventusit, teksa ka qenë edhe pjesë e 19-vjeçarëve të Karpit e Torinos, për tu rikthyet në vitin 2015-të në futbollin ballkanas, për të luajtur me skuadrat si Zavrç, Aluminij dhe Hajduk Split.

Leave a Reply