Vedat Muriqi të shtunën debuton me Lacion përballë Sampdorias

Vedat Muriqi gjatë kësaj fundjave mund të debutojë me fanellën e Lacios në “Serie A”. Ylli i përfaqësueses së Kosovës, që mungoi në ndeshjet e nëntorit për shkak të lëndimit, e sheh veten të gatshëm për të zëvendësuar sulmuesin kryesor te skuadra “laciale”, Çiro Imobile.

Ky i fundit sipas mediave në Itali do të mungojë në ndeshjen kundër Sampdorias, ndërsa vendin e tij pritet ta zë pikërisht sulmuesi shqiptarë, i cili do të luaj bashkë me Korean.

Muriqi, këtë verë kaloi nga Fenerbahçe te ekipi romak, teksa nga mediat në Apenine llogaritet si Ibrahimoviçi i Kosovës.

Më poshtë keni edhe formacionin e mundshëm i “lacialëve” për duelin e fundjavës përballë Sampdorias në udhëtim.

Formacioni i mundshëm i Lacios për ndeshjen me Sampdorian: Strakosha, Patric, Parolo, Acerbi, Anderson, Savic, Leiva, Alberto, Fares, Muriqi,Correa.

Leave a Reply