Shqiptarët kualifikojnë Teteksin në çerekfinale

Teteksi është skuadra e parë çerekfinaliste në kuadër të Kupës së Maqedonisë, pasi sot në ndeshjen e kthimit të zhvilluar si vendas, arriti që të eliminojë Kozhuvin, njofton “infOSport.mk”.

Pas barazimit 2:2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Gjevegjeli, sot Teteksi shënoi fitore 3:2, edhe atë duke iu falënderuar dyshes së futbollistëve shqiptarë, Dervishi dhe Aziri. Ky i fundit realizoi golin e parë për Teteksin, ndërkohë Mario Stankovski nga pika e bardhë shënoi edhe golin e dytë për tetovarët.

Pasoi një periudhë e mirë e mysafirëve nga Gjevgjelia, të cilët falë golave të shënuar nga Ristovski dhe Karakamishev arritën që të barazojnë rezultatin, mirëpo 20 minuta para fundit të takimit në skenë doli futbollisti shqiptarë, Enis Dervishi i cili shënoi edhe golin e tretë për Teteksin, që në fund doli të jetë i artë për kualifikimin e kësaj skuadre për në çerekfinale.

Ishte kjo ndeshja e vetme e zhvilluar gjatë ditës së sotme, ndërkohë nesër në program janë edhe 6 përballje të tjera, pasi ndeshja midis Vardarit dhe Shkupit është shtyrë për shkak angazhimeve të skuadrës kampione në ndeshjet në grupe të Liga Evropa. Të gjitha ndeshjet e ditës së nesërme startojnë në ora 14:30, ndërsa në tabelën më poshtë ju mund të shihni rezultatet nga ndeshjet e para.

Kupa e Maqedonisë
1/8 e finales
Bregallnica Pobeda 2 : 3
Skopje Euromilku 3 : 0
Pelisteri Boreci 4 : 2
Rabotniçki Shkëndija 1 : 1
Renova Struga Trim & Lum 3 : 2
Sileksi Akademija Pandevi  1 : 0

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply