Krudeli çmendet pas fitores së madhe të Milanit ndaj Interit (VIDEO)

Milano feston kuqezi, pas triumfit të Milanit në derbin lokal ndaj Interit. Ishte kjo fitorja e parë pas plotë 4 viteve për “rossonerët”, të cilët dhuruan spektakël në fushën e blertë.

Ndërkohë nuk ka munguar spektakli edhe në studiot televizive nga i pazëvendësueshmi Ticiano Krudeli, i cili njihet si një tifoz i flaktë i Milanit.

Krudeli nuk mund të përmbahej pas dopietës së Ibrës në pjesën e parë, duke festuar tashmë në stilin e tij të zakonshëm.

Për më tepër, ndiqeni videon më poshtë:

Leave a Reply