Gafa e klubit amerikan bën xhiron e botës, në vend të Jaap Stam prezanton një tjetër!FC Cincinnati,

Skuadra e FC Cincinnati, pjesë e “Major League Soccer” në SHBA, të dielën  njoftoi nënshkrimin e holandezit Jap Stam si trajneri të ri. Megjithatë prezantimi nga ana e tyre, morri vëmendjen e gjithë opinionit sportiv, kjo falë gafës së madhe që bënë.

Në njoftimin përkatës, në faqen e tyre, klubi amerikan publikoi foton e gabuar në vend të ish-mbrojtësit të kombëtares holandeze dhe njëherit skuadrave si Mançester Junajted, Lacio dhe Milan.

Në fakt, ngjashmëria mes të dyve është shumë e madhe, saqë ky gabim mund edhe të “amnistohet”.

Në vend të Jaap Stam-it të vërtetë, në foton e njoftimit të FC Cincinnati ishte një tullac tjetër, po ashtu trajner, Tinus van Teunenbroek.

Pavarësisht se duket “fotokopje” e hollandezit, nuk ishte Jaap Stam i vërtetë.

Leave a Reply