13 gola në 20 ndeshje, Albion Ademi nuk ndalet së shënuari në Finlandë (VIDEO)

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Albion Ademi është rikthyer te goli në kampionatin finlandez pas 6 ndeshjesh. Anësori  i Mariehamnit shënoi të dielën në ndeshjen e javës së 20-të kundër SJK, në të cilën ndeshje skuadra e tij barazoi 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Ademi realizoi në minutën e 84-të nga pika e bardhë, duke barazuar në ato momente shifrat në 2:2, mirëpo që vetëm 3 minuta më pas mysafirët shënuan edhe golin e tretë dhe të fitores.

Ademi në 20 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Mariehamn ka realizuar 13 gola, duke u renditur në pozitën e dytë në listën e golashënuesve, menjëherë pas sulmuesit kryesor të skuadrës lidere në Finlandë, Helsinkit, Roope Riski, i cili ka 14 gola të shënuar.

Sa i përket renditjes tabelare, ekipi i futbollistit shqiptarë, Mariehamn renditet në pozitën e 9-të me 20 pikë, ndërkohë me 44 pikë Helsinki i Ferhan Hasanit kryeson renditjen. Njëjtë sikurse Ademi, në ndeshjet e xhiros së 20-të në elitën e futbollit finlandez, kishte shënuar edhe tetovari Hasani, në fitoren 3:0 ndaj HIFK.

Kujtojmë Albion Ademi është grumbulluar me ekipin e parë të Shqipërisë, por ende nuk ka arritur të debutojë.

Leave a Reply