Januzaj me Sociedadin e tij dorëzohen përballë Viljarealit (VIDEO)

Viljareali dhe Real Sociedadi i Adnan Januzajt kanë zhvilluar një super ndeshje sonte në “El Madrigal” me plotë 6 gola të shënuar, ku në fund fitores iu gëzua skuadra vendase me rezultatin 4:2, njofton “infOSport.mk”.

“Nëndetësja e verdhë”  kishte një start të furrishëm, kur brenda 20 minutave të para shënoi 3 gola, që njëherit edhe vendosën emrin e fituesit të këtij takimi.

Ruiz (5’), Fornals (17’) dhe Baka (20’) bënë që Sociedadi të vuaj në këtë pjesë, ndërsa Diego Lorente për një çast riktheu skuadrën baske në lojë me golin e shënuar në minutën e 24-të. Megjithatë këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar gjatë pjesës së parë, pasi Kastileho në minutën e 34-të shënoi edhe golin e katërt për Viljarealin, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, edhe atë me autorë Vilian Hose, që shënoi golin e dytë për Sociedadin.

Adnan Januzaj e nisi këtë ndeshje si titullarë, për tu zëvendësuar më pas në minutën e 63-të nga Kanales. Pas kësaj disfate skuadra baske mbetet në pozitën e 15-të me 23 pikë të tubuara, ndërkohë Viljareali me 37 pikë vazhdon të mbajë pozitën e 5-të në renditje.

Leave a Reply