Pas Shkëndijës dhe Shkupit, në çerekfinale kualifikohen edhe Struga dhe Renova (VIDEO)

Ditë e mbarë për skuadrat shqiptare në ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë. Pasi Shkëndija dhe FC Shkupi kishin bërë punën e tyre që gjatë 90-të minutave dhe pa shumë probleme ishin kualifikuar në mesin e 8 skuadrave më të mira, një gjë të tillë, Renova dhe Struga Trim Lum, u desh ta bëjnë përmes ruletit të penaltive, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në Strugë pas 90 minutave lojë u mbyll me shifrat 0:0, ndërsa edhe pse i humbën dy penaltitë e para me anë të Flamur Tairit dhe Aleksandar Ristevskit, skuadra e Struga Trim Lum në fund shënoi fitore 4:3, falë finalizimeve të Marjan Altiparmakovskiti, Agon Hanit, Nijas Lenës dhe Klisman Cakes.

STRUGA T&L UDHETUESI I FUNDIT PER NE ÇEREKFINALE, ELIMINOI RABOTNIÇKIN

STRUGA T&L UDHETUESI I FUNDIT PER NE ÇEREKFINALE, ELIMINOI RABOTNIÇKINSTRUGA TRIM LUM – RABOTNIÇKI 0:0 (4:3 penalti)

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 21 октомври 2020 г.

Në anën tjetër te Rabotniçki, të saktë dolën të jenë Siljanovski, Tosheski dhe Djordjeviç, ndërkohë nuk shënuan Petkovski, Pecov dhe Trajkoviç, i cili edhe pse goditi dy herë, në të dyja rastet nuk arriti të mposhtë portierin e vendasve Urosh Djuriç, i cili ishte heroi i këtij takimi, pasi priti edhe penaltinë e fundit të Pecov.

Ruleti i penaltive, pas te cilave Struga Trim Lum doli fitues perballe Rabotniçkit

Ruleti i penaltive, pas te cilave Struga Trim Lum doli fitues perballe RabotniçkitSTRUGA TRIM LUM – RABOTNIÇKI 0:0 (4:3 penalti)

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 21 октомври 2020 г.

Një dramë e vërtetë në 10 minutëshin e fundit të takimit u zhvillua në Reçicë të Tetovës, aty ku Renova u rikthye në mënyrë të pabesueshme.

Edhe pse “gjopspunuesit” deri në minutën e 83-të ishin në disavantazh (0:2), dhe që nga minuta e 53-të luanin me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të Arbër Shalës, ata shtërnguan dhëmbët dhe përmes golave të shënuar nga Shefit Shefiti në minutëne 83-të dhe Alen Jasharovskit në minutën e 90-të, barazuan shifrat në 2:2, duke siguruar penaltitë.

Këtu fati ishte me ata, me heronjtë e vërtetë, të cilët në serinë e shtatë falë golit të Burim Sadikut shënuan fitore 6:5, duke iu falënderuar gjithsesi edhe portierit Hadis Veli, që kishte ndalur goditjen e fundit të mysfairëve nga Manastiri.

Leave a Reply