Shkëndija dhe Shkupi kualifikohen në çerekfinale, penaltitë vendosin për Renovën dhe Struga T&L

Janë mbyllur 6 nga 8 takimet e ndeshjeve të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë në futboll, kjo pasi 3 ndeshjet më interesante të kësaj faze, ato mes skuadrave nga elita nuk dhanë fituesin për gjatë 90-të minutave, njofton “infOSport.mk”.

Kështu në ndeshjet Renova-Pelisteri dhe Struga Trim Lum – Rabotniçki, do të vendosin penaltitë.

Ndryshe FC Shkupi me shifrat 5:0 mundi Kit Go, derisa Makedonija GJ.P përballë Sasa-s, numëroi deri ne 6.

Shkëndijës i mjaftoi goli i Enur Totre në minutën e 15-të nga penaltia për tu kualifikuar në çerekfinale, aty ku do të luajnë edhe Bellasica dhe Sileksi.

Skuadra nga Strumica në transfertë minimalisht 1:0 mundi Bregallnicën, ndërkohë Sileksi me rezultatin 3:1 doli fitues përballë Kozhuvit në Gjevgjeli.

Ndërkohë në ndeshjen më interesante, Akademia Pandev falë golit të shënuar nga Nikolla Serafimov në minutën e 91-të, eliminoi Vardarin. Serafimov pas golit të shënuar, në shenjë respekti ndaj ish skuadrës së tij, nuk festoi fare.

Kupa e Maqedonisë, ndeshjet e 1/8 së finales

Shkëndija 1:0 Gostivari
FC Shkupi 5:0 Kit Go
Renova 2:2 (ekz.pen.) Pelisteri
Struga Trim Lum 0:0 (ekz.pen.) Rabotniçki
Ak.Pandev 1:0 Vardari
Makedonija GJP 6:0 Sasa
Kozhuvi 1:3 Sileksi
Bregallnica 0:1 Bellasica

 

 

Leave a Reply