Pas Gnabryt, edhe një tjetër rast pozitiv me “Covid 19” te Bajerni

Koronavirusi tashmë nuk i ndahet edhe Bajernit të Munihut. Skuadra kampione e Gjermanisë dhe njëherit Europës, ka regjistruar edhe rastin e dytë pozitiv me “Covid 19”, pas Serzh Gnabryt.

Fizioterapisti Xhiani Bianki është infektuar me COVID-19, shkruan “Bild”. Ende nuk dihet nëse Gnabry ka pasë kontakt me fizioterapistin, apo ky i fundit ia ka përcjellur lojtarit gjerman.

Çuditërisht, siç shkruan “Bild”, Gnabry në testin e fundit të kryer dje ka rezultuar negativ. Ai doli pozitiv vetëm dy ditë më herët.

Nëse Bianki konfirmohet si pozitiv nga klubi, kjo mund të ketë një ndikim të madh te skuadra “bavareze”.

Si fizioterapist, ai është shumë afër ekipit dhe i trajton lojtarët në kontakt të drejtpërdrejtë.

Leave a Reply