Sonte u shënua goli i vitit në Liga Europa! Rufe shënon nga gjysma e fushës pasi kaloi 5 futbollistë kundërshtarë (VIDEO)

Pas Ligës së Kampionëve, sonte rradhën e kishin ndeshjet në kuadër të Liga Europa, aty ku u shënua ndoshta edhe goli i vitit. Sulmuesi i skuadrës së famshme skoceze të Gllazgou Renxhers, Kemar Rufe ka shtangur të gjithë me golin që realizoi në transfertën ndaj Standard Liezh.

Rufe mori topin në zonën e tij, ndërsa më pas kaloi gjysmën e kundërshtarëve dhe lansoi një predhë në drejtim të portës kundërshtare, duke shënuar një super gol, me të cilin vulosi fitoren 2:0 të Gllazgou Renxhers në udhëtim.

Rufe këtë gol spektakolar e realizoi në minutën e 93-të, ndërsa goli i parë ishte vepër e Tavernier në minutën e 19-të.

Me këtë fitore Renxhers ndanë pozitën e parë në grupin “D” bashkë edhe me Benfikën, skuadër kjo që në ndeshjen tjetër të këtij grupi mundi çekët e Leh Poznan me rezultatin 4:2.

Leave a Reply