Diak: Të shfrytëzojmë formën e mirë, të marrim tre pikë edhe ndaj Sileksit

Skuadra e FC Shkupit kishte një javë të ngjeshur pas vete, mirëpo nuk ka kohë për pushim, pasi nesër “bardhekaltërit” nga Çairi do të mirëpresin Sileksin në ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të në LPFMV, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi nën drejtimin e Umit Karan ka punuar në maksimum që edhe në këtë sfidë të arrijnë deri tek rezultati pozitiv, ndërsa për këtë përballje [ër faqen zyrtare të klubit ka folur futbollisti nga Senegali, Lamine Diak.

“Nuk kemi pasur shumë kohë për pushim e as për të menduar për ndeshjet që lamë pas nesh. E rëndësishme ka qenë që kemi marrë tri fitore të njëpasnjëshme dhe jemi në formë të mirë. Sigurisht që e dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, e gjithë kjo për shkak të ndeshjeve që na vijnë njëra pas tjetër, por ne jemi të përqendruar për të arritur qëllimin tonë edhe në këtë ndeshje, që është fitorja dhe tri pikë të reja”, – ka thënë Diak.

Ndeshja FC Shkupi – Sileksi do të luhet të shtunën me fillim në orën 14:30, ndërsa e njëjta do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalet e TVM dhe Arena Sport.

Leave a Reply