Dagestan, me kallashnikov ekzekutohet ish-luftëtari i arteve marciale (VIDEO)

Ish-luftëtari i arteve marciale Shamil Abdulmuslimov është ekzekutuar me armë zjarri nga dy persona në Khasavyurt të Dagestanit pas një konflikti për një parcelë toke.

Mediat e lokale bëjnë e dije se 25-vjeçari Abdulmuslimov, i cili ka regjistruar 11 fitore e 4 humbje në disiplina të ndryshme, është sulmuar pas një konflikti për motive pronësie nga një baba dhe djali i tij.

Sipas informacioneve autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Murgamudin Muradisov dhe i biri i tij, të cilët u përfshinë në një përplasje të ashpër me ish-luftëtarin në një restorant publik.

Muradisov ishte kapur në kamera i armatosur me një pushkë automatike  Saiga-12, seri e Kalashnikov. Pasi zbriti nga vetura e tij, Murgamudin shihet që futet shumë i tërbuar në restorantin ku qëndron  Abdulmuslimov dhe hap zjarr pa paralajmërim ndaj ish-sportistit, ndërsa më tej vazhdon duke goditur me qytën e armës shoqërues të tij. Nuk dihet ende nëse Shamil Abdulmuslimov ka ndërruar jetë.

Leave a Reply