Kutrone rikthehet në Premierligën angleze!?

Fiorentina riktheu në mënyrë të bujshme sulmuesin e talentuar italian, Patrik Kutrone në janar të këtij viti, pasi e mori në huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 16 milionë eurove, nga klubi anglez i  Vulverhepmtonit.

Megjithatë 22-vjeçari nuk po bind aspak në Firencë dhe sipas mediave italiane, presidenti Commisso e stafi drejtues po mendojnë të ndërpresin huazimin para kohe dhe ta rikthejnë në Angli që në merkaton e dimrit.

Deri tani Kutrone ka luajtur 23 ndeshje me Fiorentinën dhe ka shënuar 4 gola, por vetëm në 14 ndeshje ka qëndruar në fushë për më tepër se 30 minuta, ndaj së fundi është lënë në pankinë edhe për çështje strategjie.

Kjo pasi në marrëveshjen 18-mujore të huazimit, e drejta e blerjes shndërrohet në detyrim, nëse futbollisti plotëson numrin e 26 aktivizimeve dhe duket se drejtuesit kanë urdhëruar trajnerin Iakini të shmangë zbritjen në fushë të Kutrones.

Presidenti Commisso e cilëson të tepërt shpenzimin e 16 milionë eurove për kartonin e një sulmuesi që nuk është titullar dhe për më tepër, plani i drejtuesve është të përqendrohen te rritja e sulmuesve aktualë si Kuame e Vlahoviç, të cilët janë në pronësi të klubit vjollcë.

Leave a Reply